Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbi hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe lidhen me veprimtarinë e disa call center-ave.

Kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mësohet se gjatë operacionit janë kontrolluar gjashtë kate të një objekti në Tiranë, ndërsa autoritetet po verifikojnë dokumente dhe prova që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm.

Sipas burimeve, si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë.

Bëhet me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy pronarët.

Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *