Një 59-vjeçar në kryeqytet është proceduar penalisht pasi është zbuluar se në bashkëpunim me të birin kontrabandonte veshje të ndryshme nga Turqia, u stamponte logo false të markave të njohura dhe i shiste me çmime shumë të larta.

Sakaq, djali i tij, 29-vjeçari D. A. është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Brands”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta, procedohet penalisht 59-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e djalit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *