Sot në ambientet e Muzeut të qytetit u zhvillua konsultimi publik mes pushtetit vendor, qytetarëve dhe ekspertëve të FLEK për projektin e ndërtimit të Impiantit të riciklimet të mbetjeve të gjelbra në Krutje sponsorizuar nga qeveria zviceriane dhe suedeze.

Është sfidë e madhe që bashkia e Lushnjës e ka marë përsipër, thotë Nënkryetarja e bashkisë Elida Mezini, pasi mbetjet e gjelbra në territorin e bashkisë Lushnjë janë kthyer në problem të madh për qytetarët.

Ekspertja për komunikimin Marsela Sina prezantoi projektin dhe sqaroi se impianti do të plotësojë të gjitha kriteret e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes mjedisore.

Ndërkohë Lulzim Bauman ekspert për menaxhimin e mbetjeve shpjegoi projektin me gjuhën e shifrave.

Ky është takimi i dytë më qytetarët, i pari u zhvillua me banorët e Krutjes, ku do të ndërtohet impianti i riciklimit të mbetjeve të gjelbra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *