Aktivitetet për festat e fundvitit në shkollën  “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” përfshijnë edhe konkursin “Piktori i vogël”.  Piktorët e vegjël të ciklit të ulët shpalosën gjithë talentin e tyre në punimet me temë “Viti i Ri 2026”. Juria e përbërë nga anëtarë te klubit të pikturës duke vlerësuar mesazhin që përcjell piktura dhe teknikën e përdorur në realizimin e saj, ndau çmime për pikturat më të mira. Çmim inkurajues, tre çmime të treta, tre çmime të dyta, dy çmime të para, çmim për klasën më të mirë. Çmimin e madh “Piktori i Vogël” e fitoi nxënësi i klasës së pestë Aron Liko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *