Kryeministri Edi Rama tha se, do krijohen kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë. Në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve”, Rama e vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë e një qasjeje të re për zhvillimin e hapësirave publike dhe përfshirjen e arkitekturës bashkëkohore në shërbim të interesit publik.
Gjithashtu ai u shpreh se, Shqipëria është një pikë referimi në botën arkitekturore që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj që përmes bashkëpunimit me mjeshtrat dhe studio e mëdha të marrin dije e të përfitojnë eksperienca.
“Do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepoër të denjë për historine e re që po shkruajmë së bashku me arkitektët, Bibliotekën e re Kombëtare, mjedis i shumë nevojshëm dhe një vepër e spikatur në historinë e vendit tonë dhe arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi edhe një komplekt të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi Pallatin e Ri të Sportit.
Sot i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, dhe njëkohësishteedhe për korpusine ri të Inspektoriateve. Shqipëria pikë referimi në botën arkitekturore, jemi edhe një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj që përmes bahskëpunimit me mjeshtrat dhe studio e mëdha të marrin dije e të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë praktikë pune që ta jep,” tha Rama.
