Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe nisi sot në të gjitha klasat e nënta të arsimit parauniversitar publik dhe jopublik. Në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” u përballën në fazën e parë të konkursit dy skuadra me nga 6 nxënës të klasave të 9-ta. Konkursi u zhvillua si një garë e këndshme për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe.

Juria e drejtuar nga Profesor Belul Mahmutaj dhe e përbërë nga stafi arsimor dhe drejtoria e shkollës përcaktuan grupin fitues bazuar tek elementë të ndryshëm duke filluar nga poezitë, pyetjet e shpejta, projektet inovative. Gjithashtu ky konkurs identifikoi nxënësit që shfaqën talent ose aftësi të spikatura gjuhësore, të cilët do të përfaqësojnë shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” në nivele të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *