3 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit të jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.
Shoqata për Mbështetjen e Grupeve Vulnerabël me mbështetjen e Bashkisë Lushnjë organizoi një koncert me rastin e Ditës së Personave me Aftësi të Kufizuar. Grupet pjesëmarrëse ishin nga Lushnja dhe nga rrethet, gjithashtu mori pjesë edhe nje grup përshëndetës nga Kosova. Të pranishëm në koncert ishin Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Deputetja Lindita Buxheli, Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe familjarë të personave me Personave me Aftësi të Kufizuar.

Koncerti vazhdoi me performancat e bukura që përcollën emocion tek publiku i cili i duatrokiti me ngrohtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *