Lushnja sot feston 81-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist.
Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar një aktivitet me këngë e vjersha patriotike dhe kërcimi të ndryshme. Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se koncerti është në nder të 18 Tetorit.
Prindërit, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre u emocionuan kur dëgjuan interpretimet e bukura të artistëve të vegjël.
