Koncerti festiv me rastin e Krishlindjes dhe Vitit të Ri u mbajt mbrëmë në Sheshin e Qytetarëve që ishte i veshur me ngjyrat e atmosferës së festave të fundvitit. Në këtë koncert të mrekullueshëm performanca e artistëve të vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve me kërcime dhe këngë emocionuan qytetarët e shumtë që po i ndiqnin edhe pse mbrëmja ishte me shi. Më pas në skenë u ngjitën zërat e njohur të muzikës lushnjare dhe jo vetëm këngëtarët Argita Bahja, Gëzim Xhaxhai, Ani Myzeqarja, Ergys Hyka që ndezën atmosferën me këngët e bukura popullore. Nuk munguan as grupet e kërcimit të qytetit që me kërcimet festive i dhuruan publikut një mbrëmje të paharrueshme.
