Në letrën e lobimit, të përgatitur nga kompania “Continental Strategy”, ku kërkohet heqja e shpalljes “non grata” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dokumenti, i regjistruar zyrtarisht pranë Njësisë së Regjistrimit të FARA më 24 korrik 2025, pretendon se vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur Berishën të papranueshëm për në SHBA është i pabazuar, politik dhe i motivuar ideologjikisht.

Në raport thuhet se akuza për korrupsion ndaj Berishës është mbështetur në thashetheme të përcjella nga ambasada amerikane në Tiranë, pa asnjë provë konkrete.

Sipas dokumentit, ish-diplomati amerikan Jonathan Moore citon se “sanksionet janë vendosur pa asnjë evidencë, vetëm mbi bazë zërash”.

Lobimi shkon më tej, duke pretenduar se qeveria e Edi Ramës ka lidhje me rrjete kriminale ndërkombëtare, përfshirë kartelin e Sinaloas në Meksikë, ndërkohë që Berisha portretizohet si një lider historikisht pro-amerikan, pa asnjë precedent penal.

Raporti kërkon që Sekretari i Shtetit Marco Rubio ta anulojë vendimin e paraardhësit të tij Antony Blinken, duke argumentuar se kjo do të ishte në përputhje me interesin kombëtar amerikan dhe me axhendën e administratës Trump për të “ndalur politizimin e sanksioneve”.

Kompania lobuese ngre gjithashtu akuza ndaj USAID dhe rrjeteve të financuara nga George Soros, duke pretenduar se reforma në drejtësi është përdorur si “armë politike” kundër opozitës në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *