Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po mbahet një seancë për Shqipërinë, ku u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Eurodeputeti Andrey Kovatchev në fjalën e tij foli për luftën ndaj korrupsionin. Ai u shpreh se SPAK duhet të veprojë i pavaruar dhe i lirë nga presioni politik. Ai u ndal te rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku, ku tha se hetimet duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje.
“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik.
Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim”, tha Kovatchev.
Ndërkohë Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare. Ai dha mesazhe të rëndësishme duke theksuar se është me rëndësi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve.
“Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëri duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit. Inkurajojmë dialog politik është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe të demokracisë. Ne kemi parë progres në Shqipëri. Kemi bërë vizitë në Shqipëri ashtu si edhe pak ditë më parë ku kemi vënë edhe progreset”, tha ai.
