“Është një ëndërr, kjo është një ëndërr. Jam shumë i lumtur që u realizua, që po e përjetojë këtë ëndërr. Është nder të jem trajneri i Shqipërisë, e ndiej shumë pasionin e njerëzve”, u shpreh Sylvinho nw konferencën pas ndeshjes me Moldavinë.
Shqipëria barazoi ndaj Moldavisë 1-1 në stadiumin “Zimbru” duke siguruar pjesmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian. Vetëm një pikë mjaftonte për të shkuar në “Gjermani 2024” dhe kuqezinjtë ja dolën më së miri, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë këtij edicionin kualifikues duke siguruar me plotë meritë finalet e Kampionatit Europianit në “Gjermani 2024”.
Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Moldavisë: Berisha (GK), Hysaj, Gjimshiti (C), Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi.
Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes dhe arriti ta zhbllokonte sfidën në minutën e 25 me Sokol Cikalleshin. Taulant Seferi fitoi një penallti pas një faulli të shkaktuar në zonë nga lojtari moldav. Nga pika e bardhë e 11 metrave goditi saktë Cikalleshi duke i dhënë avantazhin skuadrës tonë.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të kuqezinjve, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për vendasit që rrezikuan me disa goditje, megjithatë Berisha ishte i gatshëm në portë duke shmangur çdo lloj rreziku.
Në minutën e 87 pas një aksioni të rrezikshëm Moldavia vendosi baraspeshën me golin e Baboglo. Megjithatë, në fund gjithçka përfundoi 1-1.
UEFA ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në fazën finale të Europianit 2024. Institucioni i futbollit evropian ka shpërndarë foton e Mujës, me përshkrimin “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024”.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”uh1I9kqQMBk”]
