Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë sot një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj ka theksuar se bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve.

“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë”, – shkruan ai.

Sipas Binajt, zgjidhja e problemit të trafikut është thelbësore për të rikthyer kohën e humbur të qytetarëve dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet më të jetueshëm.

Postimi
“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *