Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një replikë në Kuvend, sa i takon deklaratave për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai tha se ministrja Koçiu doli zbuluar nga KLGJ, ndërsa ai e cilësoi ministren si mashtruese.

Berisha iu referua deklaratës së dhënë prej Koçiut se policia nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen në gjykata.

Deklarata e Koçiut erdhi pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregon se fytyrat e keni maska dhe maskat fytyra. Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, askush nuk mund të mbrojë një mashtruese, cfarëdo apoteoze t’i thurësh ajo është një mashtruese publike”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds