Klasat e ”11-ta të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa “, prezantuan projektin “Unë jam myzeqar” para nxënësve, prindërve, mësuesve dhe drejtorisë së shkollës.  Në projekt u përfshinë pothuajse të gjitha lëndët mësimore që nxënësit i kanë ndërthurur me me anë të veçanta të jetës së Myzeqesë dhe myzeqarëve si gjeografia, historia, biologjia. Veshjet popullore myzeqare, gatimet tradicionale të zonës së Myzeqesë, produktet bujqësore pasqyruan traditat dhe burimin kryesor të të ardhurave të myzeqarëve që ishte dhe është bujqësia.

Drejtuesja e projektit mësuesja Elvana Trungu falenderoi nxënësit për përkushtimin dhe bashkëpunimin në këtë projekt shumë interesant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds