Biseda letrare rreth librit simbolik dhe filozofik të autorit të mirënjohur VIKTOR CANOSINAJ, “I pafund ishte oqeani” u realizua nga nxënësit e klasës së nëntë të shkollës“Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
Kjo bisedë letrare u zhvillua krejt ndryshe nga c’përban kurrikula shkollore, pasi nxënësit u ndjenë të lirë të kapërcejnë konturet e strukturës së analizës së një vepre letrare.
Nxënësit patën mundësinë të shpalosnin aftësitë e tyre analizuese, rrjedhshmërinë e të shprehurit, gjykime të thella dhe aftësi kritike.
Kjo orë e veçantë mësimi, por jo vetëm zgjoi interesin e autorit për të dëgjuar analizën e librit nga këndvështrimi i nxënësve. Autori ndoqi me shumë kënaqësi dhe vlerësim të gjithë punën e nxënësve të udhëhequr nga mësuesja e lëndës Elsa Baka, ku u ndërthurën pyetje dhe përgjigje.
Shkrimtari u përball me nxënës të një niveli intelektual dhe kulturor të zhvilluar dhe kërkoi prej tyre sugjerime lidhur me veprat e botuara dhe ato që janë në process krijimi, sic është dhe vëllimi i dytë i “Meri yll”.
Në fund të takimit shkrimtari shprehu dëshirën që të kthehej sërish në një takim të ri letrar.
