Klasa e 2-të e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” zhvilloi projektin “Të drejtat e fëmijëve”. Fëmijët shikojnë, lexojnë e dëgjojnë që moshatarët e tyre keqtrajtohen, bullizohen, shfrytëzohen prandaj menduan që të realizonin këtë projekt duke mbledhur materiale të ndarë në grupe, tha mësuesja kujdestare Enkelejda Ademi.
Nxënësit lexuan të drejtat nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe përgjegjësitë e tyre.
Gjithashtu fëmijët i lexuan të drejtat edhe në gjuhën angleze duke treguar aftësitë dhe përgatitjen e tyre në gjuhët e huaja.
Një nga të drejtat e fëmijëve është shkollimi, ku shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” ka ndërtuar një program mësimor për të drejtat e fëmijëve, duke i bërë ata më respektues të të drejtave të njerëzve të tjerë dhe të ndërmarrin veprime në mbështetje të të drejtave të njerëzve të tjerë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”bUoRzV8Ep14″]