Një 28-vjeçar kishte zënë hapësirën publike për ta shfrytëzuar për biznes në Lushnjë. Rasti është evidentuar nga policia e cila e mori nën hetim.

Sipas policisë i riu kishte zënë hapësirën publike në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës dhe e shfrytëzonte si subjekt për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishte regjistruar tek organet tatimore.

Nën hetim u vu 28-vjeçari B. K., ndërsa policia njofton se nuk do të tolerohet asnjë rast i zënien së hapësirave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej muajsh në të gjithë vendin për kthimin e tyre në funksikon të komunitetit.

Materialet procedurale për të riun u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *