Për çdo 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezus Krishtit, një datë që kremtohet me familjen e bashkuar në lutje, dashuri dhe paqe.

Krishtlindja sjell mesazhin e shpresës dhe të dritës, duke ftuar njerëzit të jenë më pranë njëri-tjetrit, të falin dhe të ndajnë gëzimin me ata që kanë më shumë nevojë.

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë kanë uruar bashkërisht besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes.

Të bashkuar e në një frymë vëllazërore ata kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese.

MESAZHET

Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri.

Imzot Giovanne Peragine: Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi pasiguri dhe vuajtje. Kremtimi I krishtlindjes është të ndiesh praninë e zotit. Mos mendoni vetëm për veteveten, jo vetëm të marrim por mbi të gjitha të japin jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve.

Imzot Arjan Dodaj: Krishtlindja është dalja nga errësira. Populli ynë të dalë nga fryma errët e çdo distance e çdo mungese shprese.

Imzot Ottavio Vitale: Të begatojmë familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë zoti. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes si mund të themi e duam zotin nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *