Besimtarët ortodoks fierakë paraditen e sotmë kanë festuar ditën e Ujit të Bekuar. Më këtë rast kisha e Shën Gjërgjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i është drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, ku cdo vit kryhet rituali i hedhjes së kryqit në ujë .
Disa të rinjë sipas zakonit në të tilla ceremoni kanë sfiduar të ftohtin dhe janë hedhur në ujë, kur është hedhur kryqi, të motivuar për të fituar trofeun dhe më pas shpërblimin.
30 vjeçari Dhimitër Kapaj ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai ia ka dorëzuar atë Metropolititit At Nikolla i cili e ka bekuar. Ky rit fetar i ortodoksëve është shënuar si dita e Shën Trinisë, kur Krishti pasi mbushi 33 vjeç u pagëzuar në ujërat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Sot i gjithë uji që rrjedh është i bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë deri në 6 janarin e vitit tjetër në shtëpi.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”jd7IQ18SBHk”]
