Sarah Mullally u emërua të premten si Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë udhëheqësja shpirtërore e 85 milionë anglikanëve në mbarë botën dhe gruaja e parë që mban këtë rol.

Mullally, 63 vjeç, u bë Peshkope e Londrës në vitin 2018, peshkopi i tretë më i lartë i Kishës së Anglisë pas kryepeshkopëve të Canterbury-t dhe Jorkut. Përpara shugurimit të saj, Mullally punoi si infermiere në spitale në Londër, duke vazhduar të shërbejë si Kryeinfermiere për Anglinë dhe drejtoreshë e përvojës së pacientëve në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor.

Ngritja e Mullally-t në kryepeshkope u bë e mundur vetëm falë reformave nën Justin Welby-n, ish-udhëheqësi që dha dorëheqjen vitin e kaluar për shkak të një skandali të abuzimit me fëmijë, ai lejoi gratë të shuguroheshin si peshkope një dekadë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *