Këshilli i Imunitetit mblidhet sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

SPAK do të përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës do të jetë edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, dhe dy prokurorët që po hetojnë Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.
Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë, teksa është edhe në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *