Sot në orën 11:00 tek salla e këshillit bashkiak u zhvillua takimi për informimin e komunitetit për punën e Këshillit Bashkiak gjatë vitve 2024 dhe 2025 deri në muajin korrik me anëtarë të këshillit bashkiak, Administratorë të njësive administrative, Kryetarë fshatrash, punonjës të bashkisë, qytetarë dhe media.

Kryetari i këshillit bashkiak Erjet Dhima prezantoi organizimin dhe punën e këshillit duke kujtuar që Lushnja është bashkia e 8-të më e madhe në vend. Këshilli bashkiak përbëhet nga  41 anëtarë, 23 burra  dhe 18 gra, me dy grupe politike PS dhe Koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Në fjalën e tij Kryetari Dhima përmendi transparencën në mbledhjet e Këshillit bashkiak nga mediat që gjithmonë janë prezente, vendimet e miratuara, konsultimet publike, kërkesat/ankesat e shqyrtuara etj. 

Takimi vazhdoi me diskutime për problematikat e qytetit mes qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit bashkiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *