Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak e cila nisi 30 minuta me vonesë për shkak të mungesës së këshilltarëve. Në mbledhje u diskutua vetëm vendimi ”Mbi miratimin e fondit pēr familjet ně nevojë që do të trajtohen me ndihmě ekonomike deri ne 6% te fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondet e buxhetit vendor per muajin Mars 2025”.
Ky projektvendim u miratua me unanimitet nga këshilltarët. Pas mbledhjes Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të opozitetës dha një deklaratë për mediat, pasi sot ishte vetëm një pikë në rendin e ditës, ndërkohë që ka shumë çështje problematike për t’u diskutuar.