TIRANË – Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë dhe një 25-vjeçare është proceduar penalisht pasi akuzohen për shantazh. 

Policia bën me dije se në bashkëpunim me njëri tjetrin dy të rinjtë kanë kanosur një 33-vjeçar dhe i kanë kërkuar 1000 euro në këmbim të fshirjes së disa fotove nga rrjeti social TikTok. 

Gijthashtu policia bën me dije se është arrestuar edhe një 24-vjeçari pasi akuzohet po për kanosje, në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024.

Njoftimi i Policisë:

Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds