Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të gjatë pas komenteve të Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë. Rama në video-live në Facebook akuzoi gjyqtarët se kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për tu thënë taksapaguesve se edhe ata janë korruptuesit e sistemit të drejtësisë. Kryeministri kritikoi Shoqatën e Gjyqtarëve duke theksuar se kjo shumicë i ka dhënë pavarësinë drejtësisë, duke i kërkuar që detyrën ta ushtrojnë me dinjitet. Sipas Ramës, shoqata e gjyqtarëve kanë sulmuar publikisht qeverinë lidhur me rritjen e pagave. Rama iu drejtua gjyqtarëve duke thënë se duan rritje rroge me nga 2-3 mijë euro por sipas tij, nuk ka një ligj që ua jep këtë të drejtë. Sipas Ramës, pagat e gjyqtarëve janë më të larta se vendet e tjera të rajonit, duke shtuar se janë të barabarta me Greqinë. Kryeministri Edi Rama tha se se gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Rama dha shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë një rritje mujore page nga 3360 euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro. Në fund, Rama tha se gjyqtarët nuk mund të kenë epërsi mbi shoqërinë dhe shtetin sepse asnjë vendi i botës nuk e lejon. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *