Dhuna në familje është një fenomen shumë i përhapur, ku viktimat janë kryesisht gratë dhe vajzat të cilat në disa raste përundojnë të vrara.

Një 19 vjeçare ka denoncuar sot në Komisariatin e Policisë Lushnjë, se  ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë i cili po kërcënonte me thikë vajzën e tij. Ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimit e dhunës. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.

Gjithashtu si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim Agron Musta, banues në Lushnjë, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”V0X_8SFLEVM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds