Në sezonin e tij të parë në Madrid, Kylian Mbappe arrin të lë gjurmë duke u shndërruar menjëherë në golashënuesin më të mirë në Spanjë. Pavarësisht se tifozët prisnin diçka më shumë, shifrat flasin të kundërtën.
“Bomberi” francez e mbylli sezonin e rregull në La Liga në kuotën e 31 golave, 4 më shumë se sa Robert Lewandowski. Jo vetëm “Këpuca e Artë” në Spanjë, Mbappe fitoi edhe titullin e golashënuesit më të mirë në Evropë duke lënë pas Victor Gyokeres.
Falë koeficientit më të lartë, Mbappe e mbyll në kuotën e 62 pikë, duke lënë pas sulmuesin e Sportingut dhe Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpool e mbylli në vendin e tretë me 58 pikë.