Lulishtja e qytetit është vendi më i preferuar nga fëmijët dhe të moshuarit për të kaluar kohë në freskinë e pemëve dhe për të luajtur në këndin e vetëm të lojrave pa pagesë që është pozicionuar në lulishte dhe është ndërtuar para dy vitesh nga bashkia.

Qytetarët që sjellin fëmijët, nipat dhe mbesat në këtë kënd ankohen se nuk ka mjaftueshëm lodra për fëmijet dhe lodrat eksistuese janë prishur nga vetë fëmijët që janë të moshave të ndryshme jo vetëm grupmoshat e vogla. Gjithashtu ata kërkojnë ngritjen edhe të këndeve të tjera në lagjet e qytetit, sepse një kënd i vetëm nuk është i mjaftueshëm për fëmijët.

Bashkia duhet të vendosi dorë për ta rregulluar këndin e lojrave, pasi është lënë pas dore, tha njëri nga prindërit që kishte sjellë vajzat për të luajtur.

Qytetarët janë të parët që duhet të kujdesen për pronat publike në të cilat kalojmë kohën e lirë. Çdo qytetar, përveç të drejtave, ka detyrimet dhe përgjegjësitë e tij ndaj komunitetit ku jeton, se papërgjshmëria kushton.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”OFFRjofUyYY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *