Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se strategjia e re e mbrojtjes civile do fokusohet në tre shtylla kryesore
“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Program parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga element i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike.
Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, tha Pirro Vengu.
