Mëngjesin e sotëm policia e Fierit ka kapur në flagrancë dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar me dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Flagranca”, arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *