Policia e Lushnjës finalizoi një aksion të suksesshëm kundër piromanëve, pas situatës alarmante të zjarrvënieve të raportuara gjatë këtij sezoni veror, ku flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zona të ndryshme.

I arrestuari mbrëmjen e djeshme është Dritan Tushe, 41 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, i cili u kap në flagrancë nga forcat e rendit.

Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit ku banonte, me qëllim pastrimin e një sipërfaqe toke nga barishtet, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme.

Si pasojë e përhapjes së pakontrolluar të flakëve, janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një banoreje të zonës, duke sjellë dëme të mëdha materiale.

 Materialet për këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Te Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *