Arrestohen nga policia në Lushnjë dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi mbante armë sportive me vete.

Në njoftimin e policisë thuhet se si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:

-Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit;

-A. P., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, në cilësinë e armës së ftohtë. 47-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në fshatin Shegas, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë dhe sekuestrua një pistoletë sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *