Ushtroi dhunë psikologjike ndaj motrës së tij 38 vjeçari E. Sh, banues në Lushnjë. Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.
Gjithashtu Policia e Mallakastrës arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.
Policia e Fierit arrestoi në flagrancë shtetasin A. Xh., 40-vjeçar që ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.
40 vjeçari, banues në Fier, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.