Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka kanosur me armë zjarri , një 40-vjeçare në rrugë për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, blutë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.