Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, vazhdon të lërë gjurmë në Gjermani me statistika mbresëlënëse.
Që kur u largua nga Tottenham, sulmuesi anglez ka shënuar tashmë 108 gola në 113 paraqitje për klubin bavarez, duke shtuar 29 asiste: shifra që konfirmojnë se ai është i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola sesa në ndeshje të luajtura.
Forma e këtij sezoni konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme: 23 gola në vetëm 17 ndeshje, një ritëm që e vendos atë me të drejtë midis kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë” të ardhshëm.
Megjithatë, i pyetur nga Mirror, kapiteni i Anglisë komentoi: “Mund të shënoj 100 gola këtë sezon, por nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës, ndoshta nuk do ta fitoj “Topin e Artë”. Është e njëjta gjë për Haaland, është e njëjta gjë për të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë për titujt më të mëdhenj”.
