IshKryetari i PD dega Lushnjë dhe kandidati për deputet i cili doli i pari në primare në Qarkun e Fierit, Eduart Sharka në një intervistë për TV 4Plus, tha që është hera e tretë që kandidon për deputet dhe kjo është e treta e vërteta e kauzës së tij që me besim do ta fitoj.
Zoti Sharka deklaron se jetojmë në një regjim, ne një narkodiktaturë prandaj është jetike që të triunfojnë njerëzit me kauza. Gjithashtu ai u bëri thirrje mediave që të pasqyrojnë këtë realitet.
Kandidati për deputet Sharka është optimist për skuadrën e PD Qarku Fier që do garojë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse pati debate për rezultatet e primareve
Zoti Sharka e mbyll intervistën me thirrjen që qytetarët të vlerësojnë realitetin dhe ta mundin frikën, pasi PS nuk ka asnjë kauzë dhe figurë të besueshme.