Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencë lidhur me regjistrimin e 300 emigrantëve nga ata që kanë ndërmend të kandidojnë për primare. Berisha shpjegoi se ky regjistrim ka filluar nga dita e djeshme dhe deri në përfundimin e afatit të regjistrimit.
“Së pari, regjistrimi i 300 emigrantëve nga ata që kanë ndërmend të kandidojnë për primare, parakupton regjistrimin e filluar nga dita e djeshme dhe jo para saj. Prandaj të dashur kandidate e kandidatë, nuk keni asnjë lidhje me ata që janë regjistruar gjer ditën e djeshme. 300 kandidatë kërkohet të regjistrohen nga dje gjer ditën e mbylljes.
Një kjo.
E dyta, një këshillë miqësore për secilin kandidat, mund të shkoni nëpër botë ku të dëshironi, por në vlerësimin tim, rruga më efiçente, më e sigurt, të kërkoni në lagjen tuaj, aty ku banoni, aty i keni. Me këtë rast bën një rrugë dhe dy punë.
Së pari, gjen ku janë emigrantët. Së dyti, flet me njerëzit. Takohesh me njerëzit, i pyet njerëzit dhe krijon dhe një lidhje sepse edhe ky është një mision elektoral. Pra, unë kam këtë sugjerim, janë të lirë të zgjedhin vetë mënyrën, por në vlerësimin tim, mënyra më efikase është të punojnë në lagjen ku janë, në zonën ku janë, t’i gjejnë me familjarët, me miqtë, me shokët, të lidhen me ta dhe t’i regjistrojnë.”, tha Berisha.