Kanali kryesor kullues pranë shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” në rrugën e Tiranës ka mbi tre vjet i papastruar.
Në të gjithë gjatësinë e tij kanali është i mbushur me plehra, inerte dhe kallamishte të cilave shkaktojnë bllokim të rrjedhjes së ujit dhe rritjen e nivelit të tij, por edhe aromë të pakëndëshme. Gjithashtu edhe derdhja e ujërave të zeza ka shqetësuar banorët e zonës të cilat tregojnë se mosndërhyrja për pastrimin e këtij kanali nga institucionet përkatëse e ka kthyer në një kolektor të madh mbetjesh.

Kanali kullues përshkon një zonë të banuar prej më shumë se 1 kilometër gjatësi dhe mbledh ujrat e kodrës dhe zonave përgjatë tij. Banorët shprehen se me reshjet e dendura të shiut kanali i cili duhet të shërbejë për kullimin e tokave bujqësore dhe vaditjen e tyre, rrezikon të shkaktojë përmbytjen e kulturave bujqësore të mbjellë nga fermerët, pasi është jashtë funksionit se është i papastruar. Ata kërkojnë sistemimin e tij dhe në pjesën ku ky kanal kalon në zonë urbane veshjen me beton.

Situata e mospastrimit të kanaleve kullues të cilët janë shumë të rëndësishëm për banorët lushnjarë se jetesën e kanë të lidhur me bujqësinë është kthyer prej vitesh në një shqetësim në bashkinë e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds