Kanali kryesor kullues pranë shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” në rrugën e Tiranës ka mbi tre vjet i papastruar.
Në të gjithë gjatësinë e tij kanali është i mbushur me plehra, inerte dhe kallamishte të cilave shpesh herë në vend që të pastrohen u vihet zjarri. Gjithashtu edhe derdhja e ujërave të zeza ka shqetësuar banorët e zonës të cilat tregojnë se nuk është bërë asnjë ndërhyrje për pastrimin e këtij kanali nga institucionet përkatëse duke e kthyer në një në një kolektor të madh mbetjesh.

Kanali kullues përshkon një zonë të banuar prej më shumë se 1 kilometër gjatësi. Banorët shprehen se me reshjet e dendura të shiut kanali i cili duhet të shërbejë për kullimin e tokave bujqësore dhe vaditjen e tyre, por që është jashtë funskionit se është i papastruar rrezikoi të shkaktonte përmbytjen e kulturave bujqësore të mbjellë nga fermerët.

Situata e mospatrimit të kanaleve kullues të cilët janë shumë të rëndësishëm për banorët lushnjarë se jetesën e kanë të lidhur me bujqësinë është kthyer prej vitesh në një shqetësim në bashkinë e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds