Kanalet kulluese në rrugën hyrëse veriore të qytetit nuk janë pastruar prej disa kohësh dhe bien në kontrast me rrugën e bukur me palma. Kanali i pushtuar nga shkurret, barishtet dhe inertet që arrijnë në gjatësi deri në 2 metra ndodhet jo më shumë se 300 metra nga postoblloku i trenit. Poshtë urës ku shtrihet ai kalojnë fëmijë të kopshtit, nxënës të shkollave, banorë të zonës të cilët rrezikohen nga përhapja e e ndonjë sëmundje për shkak të ujit të ndenjur dhe mushkonjave.  Era e keqe e kanalit shoqëron xhiron e darkës së qytetarëve të Lushnjës. Barishtet e egra që mbushin kanalin jane rrezik për vatra zjarri që kanë qënë të shumtë këtë verë në Lushnjë. Ndërmarrja përkatëse e bashkisë e ka lënë pas dore pastimin e kanaleve kulluese të zonës duke harruar që është një çështje që prek drejpërsëdrejti jetën e banorëve, 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds