Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë politike të PL, ka bërë një paralelizëm mes emergjencës së emigrantëve, lidhur me marrëveshjen me Italinë, dhe krizës së sajuar sipas tij për krijimin e inceneratorëve.

Ai tha se marrëveshja me Italinë po shihet edhe në Itali me hije korrupsioni, ashtu si edhe në Shqipëri.

Meta shtoi se emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerim korrupsioni.

“Emergjenca e emigrantëve është kthyer në gjenerim korrupsioni. Kampi nuk dihet nëse mbaron deri në fund të dimrit. Njëlloj siç u sajua emergjenca e plehrave për të justifikuar megaaferën e incenearatorëve”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds