Irani lëshoi natën mes të shtunës dhe të dielës me dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt izraelit, duke kryer kështu një sulm të paprecedenttë kundër armikut të tij të betuar. Mes dronëve të përdorur, sipas mediave shtetërore iraniane, ishin dronët Shahed 136 dhe Shahed 131. Këta dronë kamikazë janë përdorur edhe më parë prej grupeve militante pro Iranit, në Lindjen e Mesme. Teherani ka furnizuar madje me ta edhe rusinë, e cila po i përdor në luftën në Ukrainë. Por, sa efikasë janë këta dronë? Dronët kamikazë Shahed-136 dhe Shahed-131, janë të relativisht lirë por ekspertët nënvizojnë se ata janë shumë efikasë. Për shkak të pajisjeve që përdoren për krijimin e tyre, dhe zhurmës që lëshojnë kur nisin fluturimin, ata njihen me emra tallës si “kositëset e barit” apo “motoçikleta”. Megjithatë, këta dronë që ngjiten në lartësi jo shumë të mëdha dhe shkatërrohen kur godasin shënjestrën, kanë rezultuar të jenë efikasë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë të kostos. Sipas disa ekspertëve, këta dronë mund të bëjnë kërdinë nëse lëshohen në numër të madh. Rrezja e tyre e veprimit ndryshon, por Irani thotë se dronët Shahed 136 mund të fluturojnë deri në 2500 kilometra. Kjo e ka vënë izraelin, që ndodhet rreth 1 mijë km larg iranit, brenda rrezes së goditjes. Modeli tjetër më i vogël dhe më i vjetër Shahed-131, vlerësohet se mund të udhëtojë në deri 900 kilometra. I vënë në përdorim në 2021, Shahed 136 mind të fluturojë me shpejtësi maksimale prej 185 km në orë dhe mund të mbajë një ngarkesë shpërthyese prej rreth 50 kilogramësh. Por, Irani ka edhe dronë lufte më të avancuar si Mohajer 6 apo Shehed 129 dhe shahed 191. Droni Mohajer-6 mund të kryejë sulme në rreze prej 200 kilometash. Dronët iranianë janë përdorur ndërkohë nga grupet që ai mbështet në lindjen e mesme, përfshirë grupet militante në irak, siri dhe jemen. E po ashtu edhe nga Rusia, në Ukrainë. Republika islamike mendohet se i ka shituar dronë edhe ushtrisë në Sudan, vend i përfshirë në një luftë civile shkatërruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *