Vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku (Bardhi) më 13 janar 2015 në aksin Fier-Vlorë vijon të jetë pa autorë të identifikuar. Sipas informacioneve, dyshon se bëhet fjalë për vrasës me pagesë, që mund të jenë të zonës ndërsa janë hapur kamerat e sigurisë ku është shquar mjeti i autorëve, por nuk është kapur asnjë imazh i vrasësve, të cilët janë larguar më pas për të djegur edhe mjetin që u përdor në vrasje.
Hetimet tregojnë se targat e mjetit të vrasësve i ishin vjedhur një makine të një punonjësi policie nga Vlora, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë veprimesh janë kryer me telefonin e viktimës, prej të cilit grupi hetimor pritet të mësojë detajet që mund të hedhin dritë mbi personin ose personat që e prisnin në Vlorë, viktimën.
Kristjan Marku ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. 30-vjeçari ishte nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.
