Një grua ka tentuar ditën e sotme të hyjë në ambientet e SPAK nga ana e Burgut. Tentativa e gruas ka ardhur teksa sot mbahet vlerësimi i masave të sigurisë në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Gruaja sapo është konstatuar nga punonjësit e policisë është nxjerrë nga oborri i SPAK dhe është shoqëruar. Gruaja ka rezistuar disa herë ndërsa u bëri thirrje policëve që të mos e prekin. Ajo është nxjerrë me frocë nga ambientet e SPAK. Mësohet se ajo prej kohësh del në protesta. Gjithashtu dyshohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.