“Kamp refugjatësh pritet të ndërtohet edhe në Seman nga Qeveria, ku do të strehohen refugjatët e ardhur nga Gjermania pas marrëveshjes që Kryeministri Edi Rama do të bëj me qeverinë gjermane”, ka pohuar aktivisti Aulon Kalaja.
Më poshtë Kalaja ka pohuar se shifrat më të fundit tregojnë se nga qarku Fier janë larguar këto vitet e fundit 150 mijë qytetarë. Shtëpitë e emigrantëve fierakë do të “ajrosen” nga refugjatët e ardhur, sikundër do punohen edhe tokat e tyre.
Avokat Altin Goxhaj ka pohuar se njerëzve duhet t’u shpjegojmë realitetin e jo cfarë u ofron televizioni publik shqiptar.
Enkelejda Veliu mësuese ka treguar për boshatisjen e klasave apo shkolla e për t’u ndalur tek boshatisja e hyrjeve të pallateve
Në takim kanë marr pjesë intelektualë jo vetëm nga Fieri, por edhe nga Lushnja, Mallakastra e zona të tjera.