Kongresi i Lushnjës u mbajt në Lushnjë sepse gjeti mbështetjen e popullit trim dhe bujar lushnjarë, me 2200 banorët e tij, por që kishin treguar se në ngjarje të veçanta atdheu ishte kryesori për ata, duke protestuar për çështje që e rrezikonin seriozisht, si protesta kundër marrëveshjeve të qeverisë së Durrësit të dëmshme për shtetin shqiptar etj.
Por përse historia e la në harresë këtë kongres pa të cilin mbase nuk do ekzistonte shteti shqiptar. 11000 qytetarë lushnjarë disa vite më pare firmosën një peticion ku kërkuan që 21 Janari të jetë festë kombëtare, gje te ciles iu bashkengjit edhe nje kerkese nga Keshilli Bashkiak.
Më pas ishte Myslym Murrizi, deputet i opozitës nga Lushnja, që dorëzoi në kuvend propozimin për njohjen si festë ditën e parë të parlamentarizmit shqiptar, por që akoma nuk është marrë vendimi pë të.
Kurse dyshuesve që nuk besojnë rëndësinë e këtij kongresi edhe pas një shekulli, doktor Niko Ferro u këshillon të vizitojnë shtëpinë muze dhe aty do të gjej një bibliotekë të pasur dhe arkivin me materialet e ndryshme që do t”i informojnë për rëndësinë e kësaj ngjarje që qëllimisht po lihet në harresë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”lfCZMoi_YOY”]
