Një studim i fundit në SHBA ka zbuluar se nivelet e kortizolit te gratë rriten kur partnerët e tyre janë në shtëpi, por nuk kontribuojnë në detyrat e shtëpisë. Kjo pavendosmëri në përgjegjësinë e punëve të shtëpisë mbetet një nga shkaktarët kryesorë të stresit kronik tek gratë.
Hulumtuesit vëzhguan se edhe në familje ku të dy partnerët punojnë me kohë të plotë, gratë ende marrin përsipër shumicën e detyrave dhe punës emocionale, një dinamikë që mund të çojë në ndjenja të inatit dhe lodhje.
Ekspertët sugjerojnë se përgjegjësia e ndarë dhe pjesëmarrja aktive janë çelësi për të ruajtur balancën emocionale dhe marrëdhënie më të shëndetshme.
Ndërkaq, rikujtojmë se një studim surprizues nga LendingTree po bën xhiron e rrjetit. Studimi raporton se meshkujt shpenzojnë shumë më tepër në një marrëdhënie. Mesatarisht, meshkujt shpenzojnë rreth 15,000£ në vit për partneren ndërsa femrat shpenzojnë vetëm rreth 1,30 £.
