Gjendet i vdekur në banesë një i moshuar në lagjen Loni Dhamo në Lushnjë. I moshuari rreth të 70-ve banonte i vetëm në banesë. Ali Korreshi jetonte i vetëm, pasi gruaja dhe vajza jetonin jashtë shtetit. Kanë qenë banorët e pallatit që kanë njoftuar policinë pasi vinte erë e rëndë. Policia mbërriti në vendngjarje për të hedhur dritë mbi rastin në fjalë. Sipas banorëve të pallatit të moshuarin kishte disa ditë që nuk e shikonin të dilte.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ardhur per shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktoj shkaqet e vdekjes.
Ky rast prek një plagë të shoqërisë sonë që është thelluar nga emigracioni, të moshuarit që jetojnë vetëm. Të dhënat e fundit të cens treguan se 10,8% e personave të moshës së tretë jetojnë vetëm.
