Më shumë se 5 vite familja Dedej  banuesë në  Dushk-fshat të njësisë administrative Dushk jeton në një ngrehinë provizore pasi banesa e tyre u shemb nga tërmeti i nëntorit 2019. Sipas familjarëve, edhe pse kanë kërkuar të ndërtojnë një banesë të re në truallin e tyre, ecejakët i kanë lënë në baltë!! Gjatë ditëve me shi situata rëndohet më shumë.

Shpëtim Dedej thotë se nuk ka kuptim mënyra sesi po vepron pushteti vendor që nuk e pajis me leje, ndërsa kryetari i PD Lushnjë Eduard Sharka shprehet se kjo familje po ndëshkohet për shkak të bindjeve politike.

Pasi u interesuam në bashkinë Lushnjë për rastin në fjalë, përgjigjia e kryetares së bashkisë znj.Eriselda Sefa është se qytetari në fjalë duhet të aplikojë për t’u pajisur me leje ndërtimi sipas ligjit në portalin  e-albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds